
Çka përcakton shpejtësinë e karikimit?
Shpejtësia nuk varet vetëm nga stacioni. Ajo përcaktohet nga fuqia maksimale që pranon vetura, nivelin aktual të baterisë, temperaturën e baterisë dhe fuqinë e disponueshme të stacionit.
Kjo është arsyeja pse dy vetura në të njëjtin karikues 180 kW mund të karikohen me shpejtësi shumë të ndryshme: nëse vetura pranon maksimum 50 kW, ajo do të karikohet me 50 kW.
Pse rekomandohet ndalja në 80%?
Mbi 80% vetura e ul qëllimisht fuqinë për të mbrojtur baterinë. Rrjedhimisht, 80% – 100% mund të zgjasë pothuajse aq sa 20% – 80%.
Në rrugë, është më efikase të ndalni në 80% dhe të vazhdoni udhëtimin, dhe ta plotësoni baterinë deri në 100% me karikim AC në shtëpi ose në destinacion.
Kur duhet karikim DC dhe kur AC?
- Karikim DC: udhëtime të gjata, ndalesa të shkurtra, flota me përdorim intensiv
- Karikim AC: gjatë natës në shtëpi, gjatë punës, në hotel ose në parkim tregtar
- Karikim AC me 22 kW: kur vetura qëndron 3 – 8 orë dhe dëshironi bateri të plotë
Si e planifikoni ndalesën?
Në hartën e lokacioneve ECHARGE shihni fuqinë e secilit stacion, lidhjet e disponueshme dhe sa karikues janë të lirë në atë moment, drejtpërdrejt nga platforma e karikimit. Kështu ndalesa planifikohet para se të niseni, e jo në rrugë.
Vazhdo më tutje
Pyetje për projektin tuaj?
Ekipi jonë ju ndihmon me zgjedhjen e karikuesit, dimensionimin e lidhjes dhe instalimin.
