Privatësia
Deklarata e Privatësisë
Përditësuar së fundi: shtator 2026
Respektimi i privatësisë është një pjesë e rëndësishme e kulturës së ECHARGE. Kjo kulturë bën që klientët, furnitorët dhe palët e tjera të interesit të kenë besim se ECHARGE i përpunon të dhënat e tyre personale në mënyrë të rregullt. Punojmë vazhdimisht për të siguruar pajtueshmëri me legjislacionin e zbatueshëm për privatësinë, si edhe me udhëzimet tona të brendshme për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Kjo deklaratë e privatësisë shpjegon si, pse dhe për sa kohë ECHARGE përpunon informata personale për ju.
Kush është përgjegjës për përpunimin e të dhënave personale
Electric Mobility LLC është kontrollues dhe përgjegjës për të siguruar që të dhënat personale përpunohen në pajtim me legjislacionin e zbatueshëm për mbrojtjen e të dhënave, përfshirë Regulativën e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe ligjet kombëtare për mbrojtjen e të dhënave.
Të dhënat personale që përpunojmë
Përpunojmë të dhëna personale për të funksionuar në mënyrë efikase dhe për të ofruar shërbimet e nevojshme për klientët tanë. Përpunojmë këto të dhëna personale:
- informatat e kontaktit
- informatat e llogarisë së shfrytëzuesit
- konsumi i karikimit dhe modeli i konsumit
- informatat financiare: për shembull numri i kartelës së pagesës
- detajet për kompetencat që kini në emër të kompanisë që përfaqësoni
Pse përpunojmë informata personale?
Përpunojmë të dhëna personale për të ofruar ose siguruar produkte dhe shërbime për ju ose organizatën tuaj, ose prej jush. Kjo përfshin këto qëllime:
- Siguria dhe disponueshmëria e shërbimeve tona
- Përmirësimi i shërbimit dhe i kanaleve të komunikimit
- Marketing i drejtpërdrejtë
- Shërbimi ndaj klientit
- Komunikimi dhe rrjetet sociale
- Auditime, inspektime dhe rishikime
- Kujdesi i duhur (due diligence)
- Blerjet dhe prokurimi
- Rekrutimi
Si i mbledhim të dhënat personale
Mbledhim të dhëna personale nga burime të ndryshme. Më poshtë gjeni disa situata në të cilat mbledhim të dhëna personale.
Të dhënat që ju na jepni, për shembull kur:
- hyni në kontrata ose marrëveshje me ne
- dërgoni formularë te ne
- vizitoni ueb-faqet tona ose përdorni platformat tona sociale
- hapni një llogari klienti ose furnitori me ne
- na dërgoni email ose kontaktoni përmes kanaleve të tjera
Të dhënat e mbledhura nga aktiviteti juaj
Për shembull kur:
- përdorni ueb-faqet tona
- përdorni aplikacionin dhe/ose portalin tonë
- porositni produkte ose shërbime nga ne
- të dhënat e lokacionit, pasi të kini dhënë pëlqimin
Të dhënat e mbledhura nga palë të treta
Për shembull nga:
- autoritetet publike
- institucionet kreditore
- burime të tjera publikisht të disponueshme
Ruajtja e të dhënave personale
Të dhënat personale i ruajmë për sa kohë është e nevojshme për të përmbushur qëllimin e përpunimit ose detyrimet tona ligjore. Të dhënat tuaja personale ruhen dhe fshihen në pajtim me legjislacionin e zbatueshëm.
Me kë i ndajmë të dhënat personale?
Furnitorët: përdorim një numër furnitorësh që ofrojnë shërbime në fushën e TI-së, cloud computing etj. Këtyre furnitorëve i lejojmë qasje ose marrje të të dhënave tuaja personale vetëm në masën e nevojshme për ofrimin e shërbimeve. Me furnitorët tanë lidhim marrëveshje për përpunimin e të dhënave, për të mbrojtur të dhënat tuaja personale. Përpunues të dhënash jashtë BE/ZEE përdorim vetëm kur ekziston bazë ligjore për transferimin e të dhënave personale.
Autoritetet publike: të dhënat personale do t'i zbulojmë edhe kur kjo kërkohet me ligj, pra kur rrjedh nga një aktgjykim, vendim i gjykatës ose i autoriteteve administrative, ose si pjesë e një procesi ligjor.
Si i mbrojmë të dhënat tuaja personale
Zotohemi të mbrojmë të dhënat tuaja personale:
- Siguruam që të dhënat personale të jenë të sakta, të arritshme dhe të mbrojtura sipas shkallës së ndjeshmërisë dhe rrezikut.
- Përdorim teknologji të ndryshme të sigurisë dhe procedura të sigurisë së informacionit për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga qasja, përdorimi ose zbulimi i paautorizuar.
- Qasjen në informatat tuaja personale e kufizojmë vetëm për personelin ose palët e treta që i përpunojnë të dhënat në emër të ECHARGE. Këto palë kanë detyrime të rrepta të konfidencialitetit dhe ECHARGE mund të ndërmarrë masa disiplinore ose të ndërpresë marrëveshjen nëse këto detyrime nuk respektohen.
Baza ligjore për përpunimin e informatave personale
ECHARGE përpunon të dhëna personale vetëm nëse, dhe në masën që, zbatohet të paktën një nga situatat e mëposhtme:
- subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale për një ose më shumë qëllime specifike
- përpunimi është i nevojshëm për ekzekutimin e një kontrate në të cilën subjekti i të dhënave është palë, ose për të marrë masat e nevojshme para lidhjes së kontratës me kërkesë të subjektit të të dhënave
- përpunimi është i nevojshëm për përmbushjen e një detyrimi ligjor të cilit ECHARGE i nënshtrohet
- përpunimi është i nevojshëm për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të personit të cilit i referohen të dhënat ose të individëve të tjerë
- përpunimi është i nevojshëm për kryerjen e një detyre në interes publik ose në ushtrimin e autoritetit publik të caktuar për ECHARGE
- përpunimi është i nevojshëm për qëllime që lidhen me një interes legjitim të ECHARGE ose të një palë të treta, me përjashtim të rasteve kur ky interes legjitim tejkalohet nga interesat ose të drejtat dhe liritë themelore të subjektit të të dhënave që kërkojnë mbrojtje të privatësisë
Të drejtat tuaja
Kini të drejtë të kërkoni prej nesh, në çdo kohë, që:
- t'ju jepim më shumë detaje se si i përpunojmë informatat tuaja personale
- t'ju jepim një kopje të të dhënave që përpunojmë për ju
- t'i përditësojmë/korrigjojmë të dhënat tuaja personale
- t'ju informojmë për logjikën e përpunimit të automatizuar të të dhënave tuaja, në rastet kur përdorim vendime të automatizuara
- t'i fshijmë të dhënat personale për të cilat nuk kemi më bazë ligjore për përpunim
- t'ju ofrojmë të dhënat tuaja personale në një format të strukturuar, të njohur dhe të lexueshëm nga makina, ose t'i transferojmë te një kontrollues tjetër
- të ndalojmë përpunime të caktuara të bazuara në interes legjitim, përveç kur qëllimi i përpunimit tejkalon të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave
- të kufizojmë mënyrën si i përdorim të dhënat tuaja personale
- të parashtroni ankesë përmes informatave të kontaktit në këtë deklaratë ose te autoriteti përkatës
Kontaktoni me ne
Për çdo pyetje, kërkesë ose ankesë në lidhje me këtë deklaratë të privatësisë ose përdorimin e informatave personale, mund të na kontaktoni në privacy@echarge-ks.com. Mund të kontaktoni edhe zyrën tonë në info@echarge-ks.com.
Nëse besoni se përpunojmë të dhëna personale në kundërshtim me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave dhe të drejtat tuaja si subjekt i të dhënave, kini të drejtë të parashtroni ankesë te autoriteti vendor për mbrojtjen e të dhënave, Agjencia për Informim dhe Privatësi, me këto detaje kontakti:
Agjencia për Informim dhe Privatësi, Rr. Zejnel Salihu Nr. 22, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës. Numri i telefonit: 038 200 62 965. Ueb-faqja: https://aip.rks-gov.net/
Për këtë deklaratë të privatësisë
Kjo deklaratë e privatësisë bazohet në kërkesën e transparencës së LIGJIT NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE dhe Regulativës (BE) 2016/679 (Regulativa e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave). Këtë deklaratë do ta përditësojmë kur është e nevojshme. Ndryshimet do të publikohen në këtë dokument.
