
Sa paguan për një karikim të plotë?
Llogaria është e thjeshtë: kWh e marrë shumëzohet me tarifën e stacionit. Për një bateri prej 60 kWh, një karikim nga 20% në 80% merr rreth 36 kWh energji.
Në një stacion DC me tarifë €0.45 për kWh, ky karikim kushton rreth €16. Në një karikues AC gjatë natës, me €0.19 për kWh, e njëjta energji kushton rreth €7.
Pse karikimi AC është më i lirë?
Karikimi DC kërkon një lidhje elektrike shumë më të fuqishme dhe pajisje më të komplikuara, prandaj tarifa është më e lartë. Karikimi AC deri në 22 kW është më i lirë, por kërkon kohë — është zgjidhja e duhur kur vetura qëndron e parkuar disa orë.
Kombinimi më ekonomik është: karikim AC gjatë natës ose gjatë punës, dhe karikim DC vetëm kur jeni në rrugë dhe ju duhet energji e shpejtë.
Kur ia vlen abonimi mujor?
ECHARGE ofron tri abonime mujore me energji të përfshirë me çmim më të mirë:
- Basic — €29.99 në muaj, 100 kW të përfshira
- Active — €59.99 në muaj, 200 kW të përfshira
- Pro — €99.99 në muaj, 350 kW të përfshira
Si e paguan karikimin?
Pagesa bëhet plotësisht në aplikacionin ECHARGE, me kartë. Në aplikacion shihni tarifën e stacionit para se të filloni sesionin, energjinë e marrë në kohë reale dhe faturën pas përfundimit — pa kartela fizike dhe pa pagesë në stacion.
Vazhdo më tutje
Pyetje për projektin tuaj?
Ekipi jonë ju ndihmon me zgjedhjen e karikuesit, dimensionimin e lidhjes dhe instalimin.
