Biznes · 16 korrik 2026

Karikues për hotele, biznese dhe qendra tregtare

Zgjedhja varet nga koha e qëndrimit të klientit. Hotelet dhe zyrat kanë nevojë për karikues AC 11 – 22 kW, sepse vetura qëndron disa orë; qendrat tregtare dhe pikat pranë rrugëve kryesore përfitojnë nga karikues DC 75 kW ose më të fuqishëm.

Karikues ECHARGE në parkingun e një biznesi

Sa pika karikimi duhen në fillim?

Në shumicën e lokacioneve dy pika karikimi janë fillimi i duhur: mbulojnë kërkesën e parë dhe e tregojnë se sa shpejt rritet përdorimi.

Më e rëndësishme sesa numri fillestar është përgatitja e infrastrukturës — kabllot, tabloja dhe hapësira për zgjerim — sepse shtimi i pikave më vonë atëherë kushton pak.

Kontrolli i qasjes dhe pagesa

Vendosni në fillim se kush karikon: mysafirët, punonjësit, klientët e qendrës apo publiku i gjerë. Karikuesi mund të jetë publik dhe i listuar në aplikacionin ECHARGE, i mbyllur për punonjësit, ose i kombinuar me tarifa të ndryshme.

Nëse lokacioni listohet në rrjetin ECHARGE, vozitësit e gjejnë stacionin në hartë, paguajnë në aplikacion dhe biznesi nuk merret me pagesa.

Çka përfshin instalimi?

  • Vizitë në lokacion dhe matje e fuqisë së disponueshme
  • Dimensionimi i lidhjes elektrike dhe mbrojtjet e nevojshme
  • Shtrirja e kabllove, montimi dhe sinjalistika e parkingut
  • Vënia në punë, lidhja në platformë dhe testimi
  • Servisi dhe mbështetja 24/7 për vozitësit

Hapi i parë

Dërgoni adresën e lokacionit dhe një foto të parkingut në info@echarge-ks.com, ose telefononi +383 (0)46 21 22 00. Pas vizitës, ju dërgojmë propozim me modelin e karikuesit, fuqinë dhe kostot.

Vazhdo më tutje

Pyetje për projektin tuaj?

Ekipi jonë ju ndihmon me zgjedhjen e karikuesit, dimensionimin e lidhjes dhe instalimin.

Kthehu në lajmePublikuar